Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ku u bisedua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët për të dy vendet.
Gjatë bisedës u theksua rëndësia e ruajtjes së një ambienti demokratik, ku respektohen pikëpamjet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme.
Presidentja Osmani ritheksoi angazhimin e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke e konsideruar këtë aleancë si të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme për vendin.




