Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka realizuar për herë të parë në vend procedurën minimal invazive Nephrolitotomia Perkutane (PCNL) për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka.
Procedura u krye nga ekipi i Klinikës së Urologjisë në bashkëpunim me Klinikën e Anesteziologjisë, duke përdorur teknologjinë moderne të laser-it holmium, e cila lejon thyerjen dhe largimin e gurëve përmes një prerjeje të vogël.
Kjo teknikë redukton traumën, kohën e qëndrimit në spital dhe periudhën e rikuperimit.
Pacienti i parë me këtë ndërhyrje, N.M., i lindur në 1967, u lirua për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.




