Ramush Haradinaj shprehu ngushëllimet e tij për familjen e Yll Çekut gjatë ceremonisë së varrimit në Qyshk të Pejës. Ai u bashkëndjeu me mikun e tij Agimin, prindin e Yllit, Arsimin, dhe gjithë familjen Çeku, duke uruar që të gjejnë forcë për të përballuar dhimbjen e madhe.
“Ylli u prehtë në paqe”, tha Haradinaj në postimin e tij.




