🚦 Aktivitete javore në trafikun rrugor – Gjilan (06-12 mars 2026)
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan dhe Njësia e Trafikut kanë shqiptuar 1827 gjoba gjatë javës së kaluar.
Ndër veprimet kryesore:
• 13 aksidente me dëme materiale
• 18 aksidente me të lënduar
• 72 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë
• 32 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes
• 31 gjoba për modifikime të paligjshme të automjeteve
• 36 masa ndalimi për drejtim të automjeteve
Policia vazhdon kontrollet e ROADPOL me fokus përdorimin e rripit të sigurisë.
Mos vendosja e tij gjatë lëvizjes dënohet me 150 euro gjobë.




