Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është i gatshëm t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim nga kryeministri Albin Kurti, por vetëm pasi të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Ai theksoi se çështja e zgjedhjes së presidentit tashmë është në shqyrtim nga Kushtetuesja dhe, sipas tij, procesi politik duhet të presë vendimin e institucionit përkatës.
Abdixhiku shtoi se pas shpalljes së verdiktit, mund të zhvillohen takime për të diskutuar hapat e mëtejmë.




