Barcelona po planifikon të forcojë repartin sulmues dhe një nga objektivat kryesorë është sulmuesi nigerian Victor Osimhen, aktualisht te Galatasaray.
Klubi kërkon një lojtar që të jetë titullar i sigurt dhe figura kryesore e sulmit për sezonet e ardhshme.
Osimhen ka treguar performanca të larta këtë sezon, duke shënuar 11 gola në kampionat dhe 7 në Ligën e Kampionëve, si dhe duke kontribuar në presionin ndaj mbrojtësve dhe krijimin e hapësirave për shokët e skuadrës.
Megjithatë, transferimi i tij pritet të jetë sfidues, me vlerë që mund të arrijë deri në 100 milionë euro, shifra që përputhet me buxhetin e Barcelonës për sulmuesin titullar.
Javët e ardhshme pritet të tregojnë nëse interesi do të konkretizohet në një marrëveshje reale.




