Edita Tahiri ka publikuar një mesazh të fortë në Facebook, ku kritikon kryeministrin Albin Kurti për menaxhimin e politikës së jashtme dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimi Evropian.
Sipas Tahirit, Kosova e ka avancuar integrimin evropian përmes fusnotave dhe lidershipit të saj si kryenegociatore në Dialogun e Brukselit (2011–2017), ndërsa, sipas saj, qeverisja aktuale e Kurtit e ka lënë Kosovën të izoluar dhe nuk ka arritur të sigurojë njohje nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e njohin.
Ajo theksoi se kërkesa e fundit për statusin e kandidatit për BE është bërë pa informuar qytetarët mbi rëndësinë e fusnotave dhe kushtet e procesit. Edita Tahiri njoftoi gjithashtu se së shpejti do të publikojë librin e saj mbi Dialogun e Brukselit, ku do të sqarojë të gjitha marëveshjet dhe negociatat e realizuara gjatë viteve 2011–2017.




