Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i ka dhënë sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres, Çmimin Ndërkombëtar të Paqes “Ataturk”.
Gjatë ceremonisë, Erdogan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë nismat për ta bërë OKB-në më gjithëpërfshirëse dhe se pa drejtësi nuk mund të ketë zhvillim, paqe dhe stabilitet.
Ai shtoi se Turqia do të punojë me durim dhe vendosmëri pavarësisht sfidave në proceset diplomatike rajonale, përfshirë ato mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.




