Profesori universitar Fadil Maloku ka komentuar mundësinë e rikthimit të Vjosa Osmani në LDK dhe ndikimin që kjo do të kishte në skenën politike.
Sipas Malokut, më mirë do të ishte nëse Osmani do të hynte vetë në zgjedhje, por duke pasur parasysh rrethanat aktuale dhe situatën në partinë e saj “Guxo”, kthimi te LDK-ja duket si opsioni më i mirë. Ai theksoi se rikthimi i Osmanit mund të krijojë një bllok serioz politik dhe se kjo do të ndikonte negativisht për PDK.
Maloku gjithashtu vuri në dukje hapësirën që LDK-ja ka për të shprehur gjykime dhe mendime brenda partisë, duke i dhënë Osmani mundësinë për të vlerësuar pozitën e saj politikisht.




