Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka nënshkruar sot një peticion kombëtar në përkrahje të bashkëluftëtarëve të tij që po përballen me gjykimin në Gjykatën Speciale në Hagë.
Haradinaj shprehet i bindur se drejtësia ndërkombëtare do të konfirmojë pastërtinë e luftës së drejtë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).





