Enver Hoxhaj, deputet i PDK, ka reaguar ndaj deklaratave të Aleksandar Vuçiq për blerjen e raketave të fuqishme nga Kina.
Në emisionin Kosova Live, Hoxhaj tha se deklaratat e Vuçiqit janë shqetësuese për sigurinë rajonale dhe kritikoi qeverinë e Kosovës, duke thënë se ajo është e fokusuar më shumë në çështje të brendshme politike sesa në temat strategjike.
Ai kërkoi që institucionet kosovare dhe aleatët ndërkombëtarë të trajtojnë seriozisht këto deklarata dhe veprime lidhur me armatosjen.




