Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas zhvillimeve ushtarake në rajon dhe vendosjes së raketave hipersonike kineze në Serbia.
Në një postim në rrjetin social X, Hoxhaj theksoi se Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste të Serbisë, të cilën e krahasoi me “Rusinë e vogël”. Ai shtoi se NATO duhet të forcojë masat parandaluese për të mbrojtur stabilitetin rajonal.
“Sigurimi i kapaciteteve goditëse hipersonike nga Serbia ngre pyetje serioze për sigurinë e rajonit. Ballkani nuk mund të përballojë rikthimin e mendësisë hegjemoniste, prandaj NATO duhet të ndërmarrë hapa për të mbrojtur stabilitetin,” deklaroi Hoxhaj.




