Presidentja Vjosa Osmani javën e kaluar shpërndau Kuvendi i Kosovës me një dekret, i cili u kontestua nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjykatën Kushtetuese. Si masë të përkohshme, Kushtetuesja ndaloi çdo veprim të Osmanit dhe Kuvendit deri më 31 mars.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, tha për “Gazeta Blic” se kriza e krijuar është artificiale dhe nuk mund të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, pasi sipas saj LVV-ja nuk ka qenë e interesuar për zgjedhjen e Presidentit.
Lama theksoi se kryeministri Albin Kurti ka bërë lojë me opozitën, duke ftuar përfaqësuesit në takime pa arritur marrëveshje, dhe se sjellja e tillë e partisë fituese po çon vendin në paralizë institucionale.
Sipas saj, Gjykata Kushtetuese nuk mund të ndërhyjë për të zgjidhur shkeljet e qëllimshme politike, duke e vendosur vendin në krizë ku qeveria funksionon pa kontroll parlamentar dhe me abuzim të pushtetit.




