Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite është zgjedhja e kryesuesit të ri të këtij institucioni.
Në garë për drejtimin e KPK-së janë dy kandidatë: Arian Gashi dhe Milot Krasniqi.
Gjatë mbledhjes, Gashi ka nisur prezantimin para anëtarëve të këshillit, duke paraqitur prioritetet dhe vizionin e tij për drejtimin e institucionit. Ai theksoi se synimi i tij është forcimi i sistemit prokurorial përmes profesionalizmit, llogaridhënies dhe paanshmërisë.
Sipas tij, bashkëpunimi brenda sistemit prokurorial është kyç për të arritur një institucion që gëzon besimin e qytetarëve dhe ofron shërbim efikas, efektiv dhe etik.
Gashi u zotua se në ushtrimin e detyrës do të udhëhiqet nga parimet e paanshmërisë, pavarësisë dhe profesionalizmit, duke theksuar se vendimmarrja nuk duhet të ndikohet nga interesa personale apo grupore. ⚖️




