Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se për zgjidhjen e çështjes së presidentit duhet arritur një marrëveshje politike me partitë opozitare, duke paralajmëruar se zgjedhjet e reja do të kushtonin rreth 10 milionë euro.
“Viti 2026 është i ri dhe nuk duhet të përsëritet situata e vitit 2025. Nevojitet një marrëveshje politike me opozitën për çështjen e presidentit. Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, sepse do të kushtonin shumë dhe nuk duhet të hyjmë në një garë për shumicën prej 80 deputetësh,” tha Kurti.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur një masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.




