Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, komentoi vendimin e Komitetit Evropian të Rajoneve për heqjen e fusnotës krahas emrit të vendit, duke e krahasuar procesin me shkrirjen e një fjolle bore.
Ai tha se sfidat kryesore gjatë negociatave në Bruksel kanë ardhur nga trashëgimia e qeverisjeve të mëparshme, por theksoi se qeveria po punon me përkushtim dhe durim për t’i eliminuar pengesat.
Kurti shtoi se atmosfera në Bruksel është pozitive dhe dy hapat më të rëndësishëm për Kosovën janë përfundimi i pyetësorit të Komisionit Evropian dhe statusi i vendit kandidat.




