Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se përgjigjen lidhur me gjendjen në kampin policor “Enver Zymeri” në Mitrovicë duhet ta japin Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës. Deklarata vjen pas publikimit të pamjeve nga “Vox Kosova” që tregojnë kushtet e vështira në kamp.
Kurti u shpreh se nuk ka vizituar kampin për disa muaj, por që pyetjet për situatën aty i takojnë të përgjigjen nga autoritetet përkatëse.
Ai shtoi se nëse përgjigja nuk është dhënë deri pasdite, do të kujdeset që publiku të ketë informacion të saktë.




