Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të presë mëngjesin e nesërm Peter Sorensen, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi.
Takimi është caktuar të zhvillohet në orën 08:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, dhe pas tij do të ketë deklarim për media, njofton Zyra e Kryeministrit.




