Vjosa Osmani, presidentja e Kosova, zhvilloi një takim me Maurizio Antonini, ambasadorin e Italisë, ku u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend dhe çështje të bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve.
Në njoftim thuhet se Osmani theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Italisë dhe shprehu mirënjohjen e popullit kosovar për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në proceset kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.




