Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, që vepron në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ka njoftuar qytetarët të shmangin nesër qarkullimin në pikë kufitare Jarinje.
Sipas njoftimit, më 14 mars është paralajmëruar një protestë nga qytetarë serbë në territorin e Serbisë, e cila pritet të shoqërohet me bllokim të rrugës për rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj kohe të përdorin pika të tjera kufitare për qarkullim.




