Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar gatishmërinë për të pranuar ftesën e Albin Kurti për takim, por ka theksuar se çdo veprim politik duhet të presë vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Sipas komunikatës së PDK-së, masa e përkohshme e vendosur nga Kushtetuesja pezullon procesin e zgjedhjes së presidentit dhe çdo veprim tjetër të Kuvendit në këtë drejtim. Vendimi përfundimtar pritet më 31 mars dhe do të përcaktojë hapat institucionalë të mëtejshëm.
Partia thekson se respektimi i vendimeve të Gjykatës dhe procedurave institucionale është thelbësor për stabilitetin politik dhe institucional të vendit. Sot më herët, Kurti kishte njoftuar se do të ftojë liderët e partive opozitare në takim për të diskutuar çështjen e presidentit dhe për të shmangur një proces zgjedhor tjetër.




