Kryetari i Mitrovicës së Jugut Faton Peci ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës në Tregun e Mitrovicës, ku më 13 mars 1999 humbën jetën 7 civilë, nga 5 deri në 65 vjeç, dhe u plagosën 128 të tjerë.
Peci ka bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore dhe ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave, duke e cilësuar sulmin si akt kriminal, terrorist dhe gjenocidal të regjimit të Millosheviqit në Beograd.




