Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se kërkesa e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nuk përmbushte kushtet minimale për t’u shqyrtuar nga Kuvendi.
Ai theksoi se refuzimi i kërkesës nuk ka të bëjë me pengimin e reformës në drejtësi dhe nuk ndikon në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.




