Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka theksuar se edhe pse zgjedhja e presidentit/es pritej më 5 mars, Kuvendi nuk duhet të ndalojë përpjekjet brenda afatit 60 ditor.
Sipas Rrustemit, data e parashikuar shpreh vetëm përkushtimin për zgjedhjen sa më të shpejtë, dhe nuk nënkupton shpërndarje arbitrare të Kuvendit apo shkelje të Kushtetutës.//eo//




