Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar Aleancën Kosova e Re (AKR) deri në mbajtjen e Kuvendit të saj zgjedhor. U.d. Presidenti i AKR-së, Vesel Makolli, tha se partia kishte kërkuar shtyrjen e Kuvendit për katër muaj, por kërkesa nuk u miratua, dhe KQZ-ja caktoi një afat 45-ditor.
“Pezullimi do të thotë që nuk mund të konkurrojmë me listën tonë të vetme, por mund të garojmë në koalicion. Planifikojmë që deri në mes të prillit të mbahet Kuvendi zgjedhor,” deklaroi Makolli.




