Gjatë vizitës së Shën Patrikut në Prishtinë, ambasadori i Irlandës, Almqvist, takoi presidentin e Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, për të diskutuar ndeshjet e Ligës së Kombeve midis Kosovës dhe Irlandës këtë vjeshtë – hera e parë që këto dy kombëtare përballen me njëra-tjetrën.
Ambasadori i uroi presidentit Ademi sukses në ndeshjen playoff kundër Sllovakisë, ndërsa Irlanda përballet me Çekinë.
Për të shënuar vizitën, presidenti Ademi i dhuroi ambasadorit, ish-portier, një fanellë të veçantë.




