Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai “harroi” të kërkojë reciprocitet për shqiptarët e Luginës. Në një postim në Facebook, Mustafa theksoi se pas vendimeve të Kurtit, strukturat paralele të Serbisë po fitojnë legjitimitet në Kosovë.
Ai theksoi se mjekët me dokumente të lëshuara nga këto struktura lejohet të ushtrojnë aktivitetin në Kosovë, ndërsa mjekëve shqiptarë nga Lugina, të specializuar në Kosovë, u mohohet e drejta për të ofruar shërbime në komunat e tyre.
Mustafa kritikoi Kurtin për njëanshmëri dhe lëshime ndaj Serbisë, duke shtuar se ky është “reciprociteti” i tij, me injorim për shqiptarët e Luginës.




