Bayern Munich ka humbur pikë të rëndësishme në garën për titull, duke barazuar 1-1 në udhëtim ndaj Bayer Leverkusen në “BayArena”, ndërsa ndeshja u përfundua me nëntë lojtarë për bavarezët.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Aleix García, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 69-të përmes Luis Diaz pas një gabimi të mbrojtjes së Leverkusen. Në fund, Diaz mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë Bayern me nëntë lojtarë.
Bayer Leverkusen humbi mundësinë për t’u afruar me zonën e Ligës së Kampionëve, ndërsa Bayern vazhdon serinë pa humbje në udhëtim në Bundesliga me 22 ndeshje.




