Eurodeputeti dhe raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’u ofruar leje të përkohshme qëndrimi dhe për t’u njohur letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk kanë dokumente të Kosovës, sipas Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet.
Në një postim në platformën X, Terras ka uruar kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur, falë ndërmjetësimit të BE-së. Ai theksoi se ky është një hap pozitiv për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në kornizën ligjore të Kosovës.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur pas një takimi mes kryeministrit Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen. Ky vendim është përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare dhe Serbia.
Ligji për të Huajt dhe për Automjetet filloi të zbatohej më 15 janar, duke ofruar një periudhë informuese për procedurat dhe rregullat e aplikimit të këtyre ligjeve.




