Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar se inflacioni vazhdon të rritet dhe po ul fuqinë blerëse të familjeve kosovare.
Ai përmend rritjen e çmimeve të derivateve dhe tarifave të energjisë, si dhe mungesën e shpenzimeve kapitale të shtetit për projekte infrastrukturore, që sipas tij ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.
Hoti gjithashtu vë në dukje rritjen e kreditimit me interesa të larta, mungesën e politikave fiskale dhe industriale, si dhe emigrimin e lartë të qytetarëve, duke e lidhur këtë me situatën e dobët ekonomike dhe mungesën e mbikëqyrjes parlamentare dhe institucionale.




