Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përkujtoi sot bijtë më të mirë të Klinës dhe Kosovës, dëshmorët e lirisë Ramiz Berisha, Musli Berisha, Agim Gashi dhe Agron Gashi, të cilët ranë heroikisht më 14 mars 1999.
Ai kujtoi gjithashtu dëshmorin Ali Berisha në 35-vjetorin e rënies së tij. Elezaj theksoi se sakrifica e tyre dëshmon se liria u fitua me gjak dhe heroizëm dhe se emrat e tyre do të jetojnë përjetësisht në kujtesën e popullit dhe ndërgjegjen e çdo brezi.
“Lavdi e përjetshme për dëshmorët e kombit!”, përfundoi kryetari.




