Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025, ku qytetarët i dhanë besim të madh, kabineti i tij ka nisur një takim të përbashkët dy-ditor për të përgatitur programin qeverisës.
Qëllimi është shndërrimi i zotimeve të fushatës në plane konkrete, me projekte, objektiva, strategji dhe masa që do të realizohen gjatë këtij mandati.
Kurti theksoi se angazhimi, interesi publik, zhvillimi, barazia, integriteti dhe dinjiteti shtetëror do të mbeten parimet udhëheqëse të qeverisjes.




