Rreth 10 mijë zyrtarë publikë duhet të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë e Parandalimit të Korrupsionit (APK) deri më 31 mars.
Deri tani, rreth 780 zyrtarë e kanë kryer këtë obligim, rreth 7.5% e totalit.
Deklarimi bëhet përmes një sistemi elektronik të ri, më funksional dhe të sigurt, dhe për zyrtarët pa ndryshime të mëdha në pasuri mund të kryhet në pak minuta.
Zyrtarët që e tejkalojnë afatin përballen me gjoba, ndërsa vitin e kaluar janë shqiptuar mbi 135 gjoba dhe janë iniciuar edhe kallëzime penale në raste të rënda.//eo//




