Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se situata e sigurisë në veri mbetet stabile.
Aktualisht në rajon punojnë 154 policë të komunitetit serb, ndërsa bashkëpunimi me autoritetet lokale vazhdon rregullisht.
Katër komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – janë rikthyer nën drejtimin e kryetarëve nga Lista Serbe pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025.//eo//




