Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka kritikuar vendimin e Qeverisë për leje qëndrimi dhe njohjen e dokumenteve për serbët që nuk kanë dokumente kosovare. Ata e quajnë këtë një “skandal politik dhe moral”, duke theksuar se po krijohen mekanizma që i japin mundësi strukturave paralele të Serbisë të influencojnë në zbatimin e ligjeve të Kosovës.
OVL-UÇK akuzon Qeverinë Kurti për hipokrizi, duke thënë se politikat e saj kanë relativizuar sakrificën e luftës çlirimtare dhe kanë rrezikuar sovranitetin e Kosovës. Veteranët paralajmërojnë se nuk do të heshtin përballë këtyre veprimeve.




