Policia e Kosovës ka kapur dy automjete që po transportonin cigare dje pasdite në Leposaviq.
Kur panë policinë, drejtuesit e automjeteve u larguan drejt Serbisë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 101 paketa me cigare në vlerë rreth 80-85 mijë euro, si dhe një radiolidhje.
Me vendim të prokurorit, automjetet janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për hetime të mëtejshme.




