Komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, po përballet me pretendime se gjatë viteve 1980 mund të ketë pasur lidhje me shërbimin sekret jugosllav, UDB.
Akuza u përforcuan pas promovimit të librit “Komesarja” nga autori slloven Igor Omerza.
Kos i ka mohuar këto pretendime, duke i cilësuar si dezinformata, ndërsa Komisioni Evropian ka theksuar se ajo kaloi një proces të plotë verifikimi dhe nuk u gjet konflikt interesi.
Debati për zgjerimin e BE-së ku Kos do të merrte pjesë më 16 mars u anulua për shkak të shqetësimeve të eurodeputetëve mbi aktivitetet e saj në ish-Jugosllavi.




