Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mirëpritur koordinimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Ligjin për të Huajt.
Në një reagim në rrjetin social X (Twitter), Rama tha se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë është një proces i vështirë, por theksoi se BE-ja duhet të tregojë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Ai gjithashtu bëri thirrje për përparim në procesin e anëtarësimit të Kosovës, duke theksuar se integrimi i plotë i Ballkani Perëndimor në BE është një fitore strategjike për vetë Evropën.




