Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka komentuar vendimin e qeverisë së Albin Kurti për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet, duke theksuar se ai ndikon drejtpërdrejt tek komuniteti serb në Kosovë.
Tahiri pyet nëse vendimi është ad hoc apo pjesë e një premtimi të mëparshëm dhe nëse dialogu me Serbia ka strategji të qartë që sjell përfitime për Kosovën. Ai thekson se Serbia del sërish përfituese, ndërsa modeli përsëritet: retorikë e ashpër fillimisht, kritika ndërkombëtare dhe në fund koncesione në disfavor të Kosovës.




