Ish-ministri Bejtush Gashi ka kritikuar kompromiset e kryeministrit Albin Kurti për serbët e Kosovës, duke i cilësuar ato si kundërkushtetuese. Gashi theksoi se, sipas nenit 1 dhe 3 të Kushtetutës së Kosovës, autoriteti dhe sovraniteti i Kosovës duhet të zbatohen në gjithë territorin e saj, dhe se çdo veprim që i kundërshton këto parime është në shkelje të Kushtetutës.
Ai po ashtu ka theksuar nevojën për të sqaruar që ligji në fjalë duhet të jetë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, dhe ka kritikuar presionin ndaj Kosovës për të pranuar ndryshimet që, sipas tij, kanë për qëllim ruajtjen e ndikimit të Serbisë në Kosovë, përmes njohjes së dokumenteve të lëshuara nga strukturat paralele.




