Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndjekur nga afër garën e skijimit të organizuar në Bjeshkën e Madhe, një ngjarje e zhvilluar nga Komuna e Deçanit dhe Federata Skitare e Kosovës. Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar se rritja e interesimit për sportet dimërore dhe bukuritë natyrore të bjeshkëve të Kosovës janë dëshmi e potencialit të madh për zhvillimin e turizmit malor dhe sporteve të skijimit në vend.
“Është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore, ndërsa bukuritë e jashtëzakonshme dhe terrenet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë qartë potencialin e madh që ka Kosova për zhvillimin e turizmit malor dhe sportit të skijimit”, shkroi Haradinaj, duke shprehur optimizëm për mundësitë që ofron turizmi dimëror në Kosovë.




