Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar heroin Yll Morina në përvjetorin e rënies së tij, duke e cilësuar atë si një nga luftëtarët më të zotë të UÇK-së.
Haradinaj theksoi se Morina ishte një nga të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dha jetën për atdhe. Ai e quajti atë një krenari për Gjakovën, Kosovën dhe gjithë shqiptarët.
Yll Morina, i cili u dekorua me titullin Hero i Kosovës në vitin 2017, është i pavdekshëm në kujtimet e brezave.





