Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria ka nisur një takim të përbashkët dyditor të kabinetit qeveritar, me qëllimin që zotimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore të shndërrohen në projekte konkrete për mandatin e ri.
Në një video të shpërndarë, Kurti ka treguar pamje nga dita e dytë e takimit, ku ministrat po hynë në mbledhje. Ai shoqëroi pamjet me një përshkrim, duke shkruar: “Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeveritar. Projekte të mëdha e punë të mira na presin.”




