Ministrja Mimoza Kusari-Lila ka theksuar se fuqizimi ekonomik i grave është një parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe një ekonomi më të fortë.
Ajo theksoi angazhimin e saj për përfshirjen e grave në borde dhe mundësi reale biznesi, duke përmendur amendamentin e saj të propozuar 8 vjet më parë, i cili garanton përfshirjen e grave në borde me 40% kuotë dhe 50% pas dy vjetësh.




