Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar një arritje të shkëlqyer për sportin kosovar, pasi Nerenxa Kuçi, përfaqësuese e Kosovës, fitoi vendin e parë në Kampionatin Ballkanik në Triathlon, i mbajtur në Podgoricë të Malit të Zi.
Në një postim në Facebook, Muharremaj ka shprehur krenarinë e tij për suksesin e Nerenxës, duke theksuar se ajo shkëlqeu në garë, duke udhëhequr nga fillimi deri në fund dhe duke treguar forcë, vendosmëri dhe shpirt të jashtëzakonshëm garues.
“Me këtë paraqitje të shkëlqyer, ajo dëshmoi talentin dhe përgatitjen e saj të lartë sportive. Ky sukses është një krenari e madhe për sportin tonë dhe për Kosovën,” shkruan Muharremaj, duke e quajtur këtë fitore një moment të veçantë për Suharekën dhe për gjithë Kosovën.
Suhareka dhe Kosova tani mund të krenohen me kampionen ballkanike, Nerenxa Kuçi, një shembull frymëzues i talentit dhe përkushtimit.




