Burim Ramadani, ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për “koncesionet” që po i bën Serbisë në dialog.
Ai e quajti njohjen e dokumenteve të strukturave ilegale të Serbisë si të gabueshme dhe anti-kushtetuese, duke theksuar se nuk ka pasur një vendim formalisht të miratuar nga institucionet e Kosovës për këtë çështje.
Ramadani nënvizon se shmangia e një vendimi zyrtar mund të jetë një tentativë për të evituar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese.




