Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor, ku konfirmohet se nuk është regjistruar asnjë aksident fatal. Sipas raportit, 24 aksidente kanë rezultuar me të lënduar dhe 41 aksidente me dëme materiale.
Për sa i përket masave të sigurisë, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2,013 tiketa trafiku. Po ashtu, gjatë ditës janë arrestuar 24 persona, 5 janë mbajtur në stacionet policore, 1 person është në ndalim policor, dhe 6 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.




