Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka takuar Zëvendëskryeministrin e Parë, Glauk Konjufca, për të diskutuar përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme kundër Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.
Gjatë takimit u përmendën detajet e organizimit të udhëtimit të ekipit drejt Bratislavës. Konjufca përgëzoi ekipin për rezultatet e arritura dhe theksoi mbështetjen e institucioneve shtetërore në këtë rrugëtim historik.
Ndeshja do të luhet më 26 mars në Bratislavë, dhe nëse Kosova fiton, finalja kundër Turqisë do të zhvillohet më 31 mars në “Fadil Vokrri”.




