Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi në emisionin “Five” në RTV Dukagjini se pa pjesëmarrjen e VV-së në qeveri, veriu i Kosovës do të kontrollohej nga Radoiçiqi dhe barrikadat e vendosura nga strukturat paralele serbe.
Ai akuzoi PDK-në për gjendjen e mëhershme në veri, duke thënë se struktura paralele ishin të pranishme deri në vitin 2023-2024, kur sipas tij, kryeministri Albin Kurti i eliminoi ato. Rrustemi theksoi se PDK-ja ishte në pushtet për 20 vite dhe se gjatë kësaj periudhe veriu ishte nën ndikim të strukturave të jashtme.
Ai shtoi se po të ishte PDK-ja ende në pushtet, sot situata në veri do të ishte e njëjtë, me prezencën e strukturave paralele.




