Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin Albi Mall, ka ndarë edhe këtë javë çmimin tradicional “Ylli i Javës”, i dedikuar futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e Kosovës.
Për javën e 24-t të këtij edicioni, çmimi iu dha futbollistit të FC Ballkani, Almir Kryeziu, i cili shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në ndeshjen kundër FC Drita, që përfundoi 3:0.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit. Kryeziu u shpreh i lumtur për çmimin dhe për performancën e ekipit: “Ka qenë një ndeshje e vështirë, por e përgatitëm mirë dhe jemi shumë të lumtur për këtë fitore. Falënderoj komisionin, klubin dhe jam i lumtur që po mund ta ndihmoj ekipin.”




